Në ditën e 5-vjetorit të Pavarësisë, Egjipti konfirmoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Këtë lajm e dha në Prishtinë e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam Al Sharkaui.

Ajo e cilësoi këtë “një moment shumë të rëndësishëm për të dyja vendet, i cili do të ndihmojë në bashkëpunimin në shumë fusha, sepse – siç u shpreh – kemi një të kaluar të përbashkët, si në aspektin kulturor, ashtu edhe në atë historik”.

Edhe kryeministri Thaçi, e vlerësoi këtë si një moment të rëndësishëm për të dy kombet. Zëvëndëspresidentja e Egjiptit mbërriti në Prishtinë sot në mëngjes dhe u prit edhe nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

Top Channel