Borusia e Dortmundit e harroi menjëherë humbjen turpëruese ndaj Hamburgut javën e kaluar.
Skuadra kampione e Gjermanisë mundi ne ndeshjen e javës së 22 Eintracht Frankfurtin me rezultatin e pastër 3-0.
Protagonisti i verdhezinjve në këtë ndeshje u bë Marko Reus, i cili është autori i të 3 golave.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 8’. Pas 120 sekondash, Reus merr pasimin nga Hummels dhe i çoi shifrat në 2-0, ndërkohë që golin e tretë sulmuesi i Dortmundit e shënoi në pjesën e dytë.
Për t’u theksuar është se si Dortmundi ashtu dhe Frankfurti e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Schiber e Inui.
Bajer Leverkusen rigjen fitoren në kampionat. Skuadra e “aspirinave” mundi në “BayArena” Augsburgun me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në kuotën e 40 pikëve. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me avantazhin 1-0 për Bajer Leverkusen me gol të shënuar nga Kissling në minutën e 26 të saj.
Në pjesën e dytë, Leverkusen kërkoi të cojë shifrat në 2-0, ndërkohë që edhe Augsburgu pati mundësi për të barazuar rezultatain.
Kur kishin mbetur edhe 15 minuta nga fundi i ndeshjes, Bajer Leverkusen shënoi edhe golin e dytë me Bender.
U duk se të gjitha llogaritë e kësaj ndeshje u mbyllën, por Augsburgu shkurtoi diferencën me Molders. Frika e Leverkusen u shua plotësisht pas vërshëllimës së fundit të arbitrit.
Në ndeshjet e tjera të Bundesligës gjermane, Fortuna Dyseldorf fitoi me Greuter Furth 1-0, Hamburgu mundi Borusia Moenshngladbah 1-0, Verder Bremen u mund nga Freiburgu 2-3, ndërsa ndeshja mes Mainzit dhe Shalkes përfundoi me barazimin 2-2.
Top Channel