Basketboll, “gjysmë-shekulli” i Jordan

17/02/2013 00:00

Mundësia e një rikthimi të tij në fushë për herë të fundit, pas tërheqjes përfundimtare të 2003-shit, pothuajse kishte paralizuar të gjithë Amerikën.

Në fund, Michael Jordan ka mohuar gjithçka, edhe pse tërheqja e fansave të tij, në ditën e përvjetorit të 50-të të lindjes së tij, mbetet ende e jashtëzakonshme.

Jordan u lind më 17 shkurt 1963 në Brooklyn dhe njihet nga të gjithë si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në NBA. “Sports Illustrated” i ka dedikuar kopertinën për të 50-n herë.

Jordan e nisi karrierën e tij kolegjiale në Karolinën e Veriut dhe u “peshkua” në NBA, në vitin 1984, nga Chicago Bulls. Klasi i tij u vu në pah menjëherë. Në 1988, për shembull, ndeshja e All Stars e futi atë në rrethin e të pavdekshmëve, falë asaj shtypjeje çnjerëzore, duke u shkëputur nga vija e gjuajtjeve të lira, në konkursin “Slam Dunk”.

Por, “Air” Jordan, në aventurën e tij te Bulls-at, ka qenë praktik dhe jo vetëm spektakolar: fitoi 6 tituj kampionë (’91, ’92, ’93, ’96, ’97, ’98), 5 tituj MVP (Most Valuable Player) dhe 6 herë lojtari më i mirë i finaleve.

Ka patur edhe disa tërheqje nga garat: e para në 1993, pas vrasjes tragjike të të atit, me të cilin ishte shumë i lidhur. “Të paktën kështu mund të jem i qetë se ka parë direkt ndeshjen time të fundit të basketbollit… nuk do të humbasë asgjë tjetër”, tha në atë kohë Jordan, i cili iu dedikua më pas bejzbollit, për t’u rikthyer sërish te basketbolli pak vite më pas. Tërheqja e dytë në ’98, pas fitores historike ndaj Utah Jazz dhe titullit të 6-të kampion.

Por tërheqja ndaj këtij lloj sporti ishte fatale dhe Jordan u rikthye sërish në parket në 2001-shin, në moshën 40-vjeçare, me fanellën e Washington Wizards. Luajti në ndeshjen e tij të 14-të All Stars dhe, pavarësisht moshës, ruajti një mesatare pikëshënimi të çmendur.

Përshëndetja e fundit, këtë herë përfundimtare, ndodhi në 2003 në Philadelphia. Michael Jordan, i pafat në të vërtetë, u bë pronar i Charlotte Bobcats. Basketbolli, pavarësisht larg parketeve, bën gjithmonë pjesë në jetën e tij. E bashkon me tifozët e tij, të cilët do të mbeten gjithmonë të dashuruar me të, si me askënd tjetër.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta