Islanda gati t’i bashkohet BE-së, kryeministrja: Do mbajmë referendum për hapjen e negociatave3 me Bashkimin Europian Një operacion madhor pastrimi dhe ndihmë ku janë përfshirë më shumë se
9.000 vetë po zhvillohet në Malet Urale pas rënies së meteorit një ditë
më parë.
Urdhrin per zhvillimin e tij e dha presidenti Vladimir Putin, që kërkoi edhe asistencë per 1.200 të lënduarit nga episodi i frikshëm, përfshire 200 fëmijë. Pjesa me e madhe e plageve ishin pasoje e xhamave te thyer.
Mendohet se fuqia e kalimit te trupit qiellor ka demtuar xhamat e dritareve e vitrinave ne nje siperfaqe prej 200.000 metrash katore. Demet sipas zyrtareve ruse, mberrijne ne gati 1 miliard rubla apo 33 milione dollare.
Pershkrimi i bere meteorit nje dite me pare ishte ai i nje lemshi te zjarrte qe ndezi qiellin e mengjesit ne rajonin Chelyabinsk, i pasuar nga nje zhurme e fuqishme. Nje cope e madhe e tij ra ne brigjet e nje liqeni prane qytetit Chebarkul, ku kishte shkaktuar ne toke nje krater prej 6 metrash.
Nje grup zhytesish pritet te kontrollojne ujrat e liqenit per pranine e ndonje fragmenti te meteorit. Ministri i Emergjencave, Vladimir Puchkov vizitoi te shtunen Chelyabinsk-in per te pare nga afer demet e bera. Ai shpjegoi se nje ekip specialistesh kane nisur nga puna per te vleresuar stabilitetin sizmik te ndertesave. Do te kemi shume kujdes sidomos me gazin, eshte shprehur ministri. Shumica e personave te perfshire ne operacionin e pastrimit jane vendas, por gati 2.000 vete kane ardhur nga rajonet fqinje per te dhene ndihmen e tyre.
Shefi i Kremlinit tha nje dite me pare se falenderonte Zotin qe asnje cope e madhe e meteorit 10 tonesh nuk ra mbi zonat e banuara. Mendohet se trupi qiellor kishte perberje hekuri dhe ka levizur me nje shpejtesi prej 30 kilometrash ne sekonde. Pas hyrjes ne atmosferen e tokes, ai ka shperthyer ne 30 apo 50 km lartesi duke leshuar nje energji disa kilotoneshe, e barazvlefshme me fuqine e nje bombe te vogel atomike. deri tani, sipas puchkovit, nuk ka konfirmim per gjetjen e ndonje fragmenti te tij.
Ministria e Emergjencave u kerkoi banoreve te ruajne qetesine e sqaroi se niveli i rrezatimit ne toke eshte krejtesisht normal edhe pas shiut meteorik. Chelyabinsku, rreth 1,500km ne lindje te Moskes, eshte shtepi e shume fabrikave, nje centrali berthamor si dhe nje depoje per mbetje nukleare. Deshmitare okulare rrefejne se pas kalimit te meteorit, per 20 apo 30 minuta, njerezit vazhdonin te bertisnin e qyteti dukej si zone lufte. edhe pse incidente te tilla jane te rralla, mendohet se ka qene pikerisht nje meteor pergjegjes per shkaterrimin e nje siperfaqeje prej me shume se 2.000 kilometra katrore ne Siberi ne vitin 1908.
Top Channel