Kuçovë, dhëndrri vret vjehrrin dhe vjehrrën

16/02/2013 00:00

Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Kuçovës mengjesin e se shtunes, ku dy persona mbeten të vrarë dhe një tjetër u plagos.

Ngjarja ndodhi ne lagjen “Llukan Prifti” dhe qe duket se si motiv kishte nje martesë qe po shkonte drejt divorcit. Riza Latifaj, 58 vjeç, banor i fshatit Levan në rrethin e Fierit, shkoi në banesën e prindërve të gruas së tij ne Kuçove në përpjekje për të biseduar me Ëngjëllushe Muço dhe familjarët e saj, ku 48-vjeçarja jetonte pas largimit nga shtëpia.

Ata jane grindur dhe autori nuk ka mundur te binde bashkeshorten qe te kthehej ne shtepi. Pasi ka humbur llogjiken, ai ka qelluar me arme automatik ku plagosi vjehrren Vasilika Muco, 65 vjece dhe bashkeshorten. Plumbat nuk kursyen as vjehrrin, 67-vjeçarin Rexhep Muco, i cili mbeti i vdekur ne vend.

Nene e bije u transportuan drejt spitalit të Beratit, por 65-vjeçarja Vasilika Muco edhe pse iu nenshtrua  ndërhyrjes kirurgjikale, nuk mundi te mbijetoje si pasojë e plagëve te marra. Ndërkohë që në gjendje të rëndë vazhdon të jetë vajza e saj Ëngjëllushe, ndersa policia ka shpallur ne kerkim autorin e kesaj ngjarje te rende.

Sipas deshmimtareve, Engjellushe Muco mësohet se prej dy muajësh ishte larguar nga banesa e bashkshortit dhe kishte jetuar tek vëllezërit në Greqi. Ditët e fundit ajo ishte kthyer tek prinderit ne Kuçove. Çifti kishte 20 vjet martuar, por vitet e fundit po përballej me shume grindje. Policia e Beratit ka mobilizuar gjithë strukturat e saj për kapjen e autorit të ngjarjes, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Ngjarja e Kuçovës mbërrin një ditë pas prangosjes së një 25-vjeçarje nga fshati Hotesh i Komunës Luzni në rrethin e Peshkopisë me akuzën e vrasjes se vjehrrës së saj 63-vjeçare.

Viktima Naime Skuka rezultonte e zhdukur prej tre ditesh, por sipas policisë që arrestoi shtetasen Xhemile Skuka, nusja e djalit të viktimës, 63-vjeçarja ishte qëlluar dhe vrarë me mjete të forta e më pas dyshohet se në bashkëpunim me kunatën e kanë varrosur viktimën në kasollen e bagëtisë.

Sipas të dhënave të para ka qenë një person që ka parë ngjarjen dhe që ka njoftuar në polici. Viktima dhe autorja jetonin së bashku, ndërsa bashkëshorti i saj është emigrant në Greqi. Sipas dëshmitarëve mes dy grave kishte një konflikt të vazhdueshëm.

Në dëshminë e dhënë për uniformat blu, 25-vjeçarja pranoi autorësinë duke shtuar se kishte vrarë vjehrrën për shkak se kjo e fundit merrte paratë që i niste bashkëshorti nga Greqia.

Top Channel