Itali, rrjeti i prostitucionit

16/02/2013 01:40

Në kuadrin e luftës kundër prostitucionit, karabinierët e Bergamos, në veri të vendit, kanë kryer një operacion, që ka çuar në pranga shtatë shtetas shqiptarë.

Hetimet, e filluara që në verë të vitit të kaluar, kanë zbuluar një rrjet, që sillte dhe shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Shqipëria dhe Rumania.

Prej kohësh, forcat e rendit po punonin për frenimin e fenomenit të prostitucionit, që në zonën përreth Bergamos ka marrë përmasa shqetësuese.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë gjetur edhe armë, që me sa duket janë përdorur gjatë konflikteve me bandat e tjera të zonës.

Gjithashtu, gjetja e lëndëve narkotike dhe e sendeve të dyshimta, që mendohet se janë vjedhur, bën që akuzës për shfrytëzim të prostitucionit, t’i shtohet edhe ajo për trafik kokaine dhe vjedhje banesash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA