Futbollisti: Jam gay, lë karrierën
16/02/2013 00:00
Futbollisti amerikan, Robbie Rogers bëri publik homoseksualitetin e tij, si dhe vendimin për të lënë karrierën futbollistike.
“Për 25 vitet kam qendruar i fsheshur, por mendoj se tani ka ardhur momenti ta pranoj; jam gay dhe lë futbollin”, shkruajti ai në blogun e tij personal.
25-vjeçari deklaroi se kishte patur frikë nga reagimet të deklaronte më parë orientimin e tij seksual.
Në Europë, Rogers ka luajtur për pak kohë me skuadrën angleze, Leed United si dhe ka veshur disa herë fanelën e kombëtares amerikane të futbollit.
Top Channel