Në fillim Mandzukic, me një roveshatë të shkëlqyer, e më pas Robben.
Nga një gol për pjesë, gjithçka e thjeshtë, ndoshta e tepërt për këtë Bayern Munchen, i cili u shfaq si një “rul ngjeshës” në “Volkswagen-Arena” të Wolfsburg-ut, në ndeshjen e parë të javës së 22-të në Bundesligë.
Bavarezët “fluturojnë” në kuotën e 57 pikëve, +18 nga Borussia Dortmund, e cila vërtet ka një ndeshje më pak, por që distanca duket tashmë shumë e madhe.
Titulli duket gjithmonë e më i afërt për të besuarit e Heynckes, falë fitores së 5-të radhazi në kampionat. Pas Greuther Furth, Stuttgard, Mainz dhe Schalke, edhe Wolfsburg dorëzohet para bavarezëve, të cilët për më tepër nuk po pësojnë më gol (13 të shënuar dhe asnjë të pësuar në 5 sfidat e fundit).
Ndeshja e ditës së premte u zhbllokua në minutën e 36-të, falë një roveshatë të shkëlqyer të Mandzukic, që kalon në avantazh miqtë. Në pjesën e dytë vjen goli i dytë, që mbyll sfidën, falë holandezit Arjen Robben.
Top Channel