Vajza 22-vjeçare, e cila u dëmtua rëndë në aksidentin në Himarë dhe u
çua menjëherë për kurim në Austri, prej disa ditesh po qëndron e shtruar
në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldine’ në Tiranë, pasi ka rezultuar se është
shtatzënë në javën e 22-të, shtatzëni që pretendohet se ka ardhur pas
një abuzimi gjatë kohës që ajo ka qëndruar në Vjenë.
Nje dite pas denoncimit te atij qe mund te kthehet ne nje skandal jo vetem ne Shqiperi, nisin te zbardhen te tjera detaje per kete ngjarje te rende. Vellai i saj me i madh, Gazmend Peci, ne nje intervistë për Top Channel deklaroi se motra e tyre ka qendruar ne spitalin austriak qe pas aksidentit deri me 11 tetor te vitit 2012.
Sipas diagnozës së mjekëve dhe padise se tij në Prokurori, shtatzënia ka ndodhur ne muajin shtator. Gjate muajit shtator, pacientja eshte asistuar edhe nga motra e saj 20-vjeçare, e cila ka qendruar me te ne spital deri në kthim.
“Familja kosovare u interesua vetë dhe gjeti numrin e telefonit tim. Një herë në javë, të shtunave, dy motrat e mia shkonin për drekë te familja kosovare për pak orë dhe më pas ata i dërgonin përsëri në spital”, thotë Gazmendi.
Gazmendi hedh poshte edhe akuzat apo dyshimet qe po hidhen mbi familjen kosovare, e cila prej vitesh qendron ne Austri dhe ka ndihmuar te motren.
“Kjo familje nga Kosova është prej tre anëtarësh, një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre rreth 20 vjec”, rrëfen Gazmendi.
22-vjeçarja ka probleme me te ecurin dhe humbje te vazhdueshme kujtese. Per te kryer nevojat baze ka nevoje per ndihme, dhe shpesh nuk eshte ne dijeni te shume ngjarjeve.Lajmin per shtatzanine, familja Peci nga fshati Kajtel i Librazhdit e ka marre ne 15 janar, kur vajza eshte ankuar per dhimbje te vazhdueshme barku.
“Floria nuk mban mend asgjë dhe gjatë gjithë veprimeve të saj duhet të ketë shoqërues.Ajo nuk mban mend nëse e kanë përdhunuar. Gjatë kohëve të fundit na tha se kishte dhimbje barku dhe pas kryerjes së ekos na thanë që ajo është shtatzënë. Jam ndjerë shumë keq për këtë që ka ndodhur.Kjo është dicka shumë e rëndë”, thotë vëllai i Peci.
Drejtori i maternitetit ‘Mbreteresha Geraldinë”, Halim Kosova tha se shtatzënia e vajzes po ecen ne gjendje normale. Ai konfirmoi deklaratat e vellait te saj se vajza ka probleme neurologjike dhe te gjitha ekpertizat me mjeket e specialiteteve te tjera do te behen ne dhomen e saj.
“Për ne si maternitet, fëmija është në rregull. Edhe ekspertët e tjerë thonë se kjo shtatzëni duhet të vazhdojë dhe qëllimi ynë nuk është aborti, qëllimi ynë është si t’i shërbejmë një fëmije. Pacientja nuk ka kujtesë të qartë për detaje mbi këtë problem”, thotë Kosova.
Ndersa Ministri i Shendetesise Vangjel Tavo, i pyetur lidhur me kete ngjarje te rende nuk pranoi te jape me shume detaje, por tha se çeshtja eshte ne hetim.
“Eshtë një rast i cili është në hetim nga organet kompetente dhe në momentin që do të kemi një rezultat do t’jua bëjmë të qartë”, tha Tavo.
Vajza dhe familjaret kane kerkuar nderprerje te shtatzënise, pasi ajo eshte perdhunuar dhe aktualisht nuk eshte ne gjendje fizike dhe mendore te rrise nje femije. Ajo qe mbetet eshte se dhjete muaj pas aksidentit te rende ne Himare, 22-vjeçarja, studente ne Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, aktualisht po peson nje tjeter traume te rende psikologjike.
Top Channel