Sek. i Mbrojtjes, republikanët vonojnë miratimin

15/02/2013 04:30

Senatorët republikanë kanë shtyrë votimin për të konfirmuar kandidaturën e presidentit Obama për Sekretarin amerikan të Mbrojtjes.

Ata bënë të ditur se ka ende disa dilema në lidhje me senatorin Chuck Hagel, por kanë pranuar të votojmë më 26 shkurt.

Mbështetësit e zotit Hagel thanë se ushtria amerikane ka nevojë për një lider në krye, ndërkohë që shumë trupa mbeten në detyrë në Afganistan, kurse Koreja e Veriut sapo ka kryer testin e tretë bërthamor.

Sekretari në largim i Mbrojtjes, Leon Panetta, pritet të qëndrojë në postin e tij aktual deri kur zoti Hagel të konfirmohet.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, denoncoi shtyrjen, duke thënë se republikanët e Senatit kanë vendosur interesin politik përpara sigurisë kombëtare të Amerikës.

“Mazhoranca e Senatit amerikan mbështet konfirmimin e senatorit Hagel, kështu që veprimi i fundit ka ardhur në kundërshtim me dëshirën e shumicës së Senatit dhe interesit tonë kombëtar”, tha ai në një deklaratë.

“Kjo humbje kohe nuk është pa pasoja. Për hir të sigurisë kombëtare, ka ardhur koha të ndalim lojërat politike, me Departamentin tonë të Mbrojtjes, dhe të ecim përpara kundër vonesave dhe shpërqëndrimeve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA