Sofía Suescun, ylli spanjoll që jeton me sportin dhe fitness-in
Milan-Parma është sfida hapëse e javës së 25-të të Serisë A. Kuqezintjë luajnë sot për të patur sa më shumë ditë në dispozicion në prag të “misionit të pamundur” në Ligën e Kampioneve përballë Barcelonës.
Parma, përvecse pikëve tepër të vlefshme për ngjitjen në shkallët e klasifikimit, do të jetë edhe një test i mirë i Milanit dhe trajnerit Allegri për të provuar skemën anti-Barcelonë. Në fushë sot pritet të hidhet Boateng, Balotelli, Bojan dhe Niang duke lënë pushim El Sharauin, në mënyrë që ky i fundit të jetë sa më në formë ndeshjen e së mërkurës.
Në rast të një fitorje ndaj Parmes, Milani ngjitet në kuotën e 44 pikëve, duke prekur vendin e tretë, po aq sa Lacio, që luan ndeshjen e tij të hënën ndaj Sienas. Ndërkohë, të shtunën luhen dy sfidat, Kievo-palermo dhe në mbrëmje supesfida e javës, Roma-Juventus për t’i hapur rrugë takimeve të së dielës, ku spikat sfida e mbrëmjes mes Fiorentinës dhe Interit.
Top Channel