Dy anëtarë shqiptarë të kabinetit qeveritar në Shkup, Teuta Arifi zv/kryeministre për eurointegrime dhe Nevzad Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal kanë dhënë dorëheqje nga postet ministrore, pasi nga partia e tyre BDI janë kandituar për zgjedhjet lokale të 24 Marsit.

Znj. Teuta Afiri e nominuar për kryetare bashkie në Tetovë, tha se jep dorëheqje nga posti ministror për t’u përkushtuar tërësisht në fushatë parazgjedhore.

“Jam e nderuar me faktin që partia ime vendosi të më kandidonte për të udhehequr qytetin e Tetovës, qytetin më të madh të shqiptarëve në Maqedoni. Jam më se e bindur se që do të jem kryetarja e vetmja femër, jo vetëm nga radhët e shqiptarëve që do të udhëheq me një qytet, e kjo do të jetë për mua një sfidë”, deklaroi Arifi.

Nevzad Bejta tha dorehiqet nga Ministria e Pushtetit Lokal pasi kandidimit e tij për bashkinë e Gostivarit e kanë kërkuar qytetarët me mbështetjen e madhe që i dhanë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.

“Duke mos dashur të keqpërdor pozitën Ministër i Qeverisjes Lokale, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars, unë sot jap dorëheqje të pakthyeshme nga funksioni im. Me këtë unë e respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe vullnetin e partisë”, u shpreh Bejta.

Pas depozitimit të dorëheqjeve tek kabineti i Kryeministrit, javën e ardhshme pritet që Parlamenti t’i zgjedh ministrat e rinjë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Siç informojnë nga partia e Ali Ahmetit, ministër i ri për eurointegrime do të jetë Ministri i Mbrotjes, Fatmir Besimi, ndërsa postin e tij do ta merr koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi.

Me Ministrinë e pushtetin lokal, bëhet e ditur se do të udhëheq Tahir Hani, që aktualisht ushtron postin e zv/ministërit të Transporit dhe Lidhjeve.

Top Channel