Liga e Europës, fiton Inter, tronditet Napoli

15/02/2013 00:00

Pas Ligës së Kampioneve ishte radha e Ligës së Europës me ndeshjet me eleminim direkt, të vlefshme për fazën e 1/16.

Interi fitoi 2-0 në San Siro përballë rumunëve të CFR Cluj, falë dy golave të shënua nga Palacio, një në pjesën e parë dhe tjetrin në pjesën e dytë. Lacio mori një barazim 3-3 me Borusian e Mynshengladbahut në transfertë, ndërkohë që Napoli u turpërua në fushën e tij 0-3 nga Viktoria Plzen.

Kampionët e Europës në fuqi kanë nisur me një fitore minimale aventurën e tyre në Ligën e Europës. Celsi fitoi 0-1 në fushën e Spartës së Pragës falë golit të shënuar nga Oscar në minutën e 82 të takimit.

Më herët Liverpuli u mund 2-0 nga Zeniti, ndërsa Totenhemi fitoi 2-1 ndaj Lionit. Anzhi i Eto’o mposhti 3-1 Hanoverin, ndërsa humbje shokuese pësoi Atletiko e Madridit. Djemtë e Simeonës u mposhtën 0-2 në fushën e tyre nga Rubini i Kazanit.

Humbje pësoi edhe Leverkuseni që u mund 0-1 në fushën e tij nga Benfika, ndërsa Ajaksi mundin 2-0 Steauan e Bukureshtit.

Ndeshjet e kthimit të kësaj faze të Ligës së Kampioneve luhen javën e ardhshme më 21 shkurt. 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta