Në kuadrin e luftës kundër prostitucionit, karabinierët e Bergamos, në
veri të vendit kanë kryer një operacion që ka çuar në pranga shtatë
shtetas shqiptarë.
Hetimet, e filluara që në verë të vitit të kaluar kanë zbuluar një rrjet që sillte dhe shfrytëzonte për prostitucion vajza të sjella nga Shqipëria dhe Rumania. Prej kohësh forcat e rendit po punonin për frenimin e fenomenit të prostitucionit, që në zonën përreth Bergamos ka marrë permasa shqetësuese.
Gjate kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë gjetur edhe armë që me sa duket janë përdorur gjatë konflikteve më bandat e tjera të zonës. Gjithashtu gjetja e lëndëve narkotike dhe e sendeve të dyshimta që mendohet se janë vjedhur, bën që akuzës për shfrytëzim të prostitucionit, t’i shtohet edhe ajo për trafik kokaine dhe vjedhje banesash.
Top Channel