Agjencia Informative e Sigurisë në Serbi ka njoftuar kryeministrin serb, Ivica Dacic,për mundësinë e një atentati ndaj tij që mund të vijë nga një avari në avionin me të cilin kryeministri po udhëtonte për në kryeqytetin irlandez, ku do të takohej me zyrtarët e lartë të shtetit që udhëheq presidencën e BE-së.

Vizita e Dacic kishte të bënte me lobimin serb për të marrë datën e fillimit të bisedimeve për integrim. Siç është bërë e ditur, agjencia serbe ka njohuri që klane të ndryshme kriminale, kanë qasje tek avioni i Qeverisë së Serbisë dhe duan të shkaktojnë avari në mënyrë që avioni të rrëzohet pas nisjes së fluturimit.

Dacic, megjithatë ka vendosur të kthehet në Beograd rreth orës 18.30 të së enjtes së bashku me zëvendëskryeministrin Aleksander Vucic. Kryeministri serb është vënë në shënjestër pas disa takimeve që ka pasur me Radoljub Radulovic, ndaj të cilit vite më vonë ishte ngritur një akuzë për trafikim droge.

Zyrtarët e partisë së tij kanë vlerësuar se ndaj Dacic ka filluar një fushatë sulmi. Avioni qeveritar ka pësuar kohëve të fundit disa avari dhe shefi i policisë e ka njoftuar Dacic duke i sugjeruar të mos hynte në avion.

Top Channel