Arvizu: Luftë korrupsionit në polici

15/02/2013 16:55

Amabsadori amerikan Alexander Arvizu, gjatë ceremonisë së dhënies së diplomave punonjësve të SHKB-së, në përfundim të trajnimit në fushën e hetimit, tha se pritshmëria për të goditur korrupsioinin në radhët e policisë është e madhe.

Sipas ambasadorit, për tre vjet me radhë hetuesit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë marrë nga kolegët e tyre të ICITAP njohuri të mjaftueshme për të hetuar dhe çuar në prokurori shkelësit e ligjit nga radhët e uniformave blu.

Ndërsa ministri i Brendshëm Flamur Noka u shpreh se: “Kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit dhe implikimeve antiligjore të punonjësve të policisë, Minsitria e Brendshme ka dhënë mbështetjen e saj”.

Sipas tij, reformat e bëra kohët e fundit në sektorin e Policisë së Shtetit kanë rritur efiçencën në luftën kundër korrupsionit.

Top Channel