Tepelenë, vetëvaret 24-vjeçari, gjendet nga familjarët
14/02/2013 00:00
Depresioni mendohet se ka qenë shkaku që një i ri tepelenas i ka dhënë
fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës
së sotme në fshatin Krahs, të Tepelenës.
Mësohet se 24-vjeçari, Fatjon Rama, është gjetur nga familjarët e tij i varur në tualetin e shtëpisë.
Ata janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por çdo gjë ka qenë e kot, pasi i riu ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë filluar hetimet duke marrë në pyetje familjarët. Nga veprimet paraprake mësohet se viktima është vetëvarur në kushtet e depresionit të thellë.
Top Channel