Luftëtarërt islamikë të frontit të Al-Nusrës, pjesë e lëvizjes kryengritësve siriane, pushtuan një qytet naftënxjerrës në verilindje të vendit, raportuan mbrëmjen e së enjtes mediat ndërkombëtare.
Një video e militantëve duke festuar u publikua në një rrjet shoqëror, ndërsa në luftimet për marrjen e Al-Shadahës, pranë kryeqendrës së Hasakës, besohet se humbën jetën 30 mitantë, 100 ushtarë sirianë dhe dhjetëra civilë.
Prej një jave, forcat kryengritëse në të gjithë Sirinë kanë bërë avancime të rëndësishme, duke vendosur nën presion të shtuar forcat e presidentit Bashar al-Assad.
Aktualisht, një mësymje e gjerë e rebelëve po ndodh mbi kryeqytetin Damask, mbi Alepo dhe ka kaluar në dorë të rebelëve edhe hidrocentrali më i madh i vendit.
Rreth 70 mijë sirianë kanë humbur jetën në dy vite luftë civile, e cila pavarësisht avancimeve të rebelëve, duket ende larg fundit të saj.
Top Channel