Infrastuktura, Basha: Qytetarët të na mirëkuptojnë

14/02/2013 00:00

Me një investim prej 23.8 milionë lekësh,’Bashkia e Tiranës’ ka nisur
ndërtimin e rrugës ‘Xhemal Tafaj’ në njësinë bashkiake numër 8, në
kryeqytet.

“Rëndësia e këtyre investimeve është jashtëzakonisht e madhe dhe konkretisht ky i sotmi u vjen në ndihmë mbi 3000 banorëve të kësaj zone. Bashkia e Tiranës ka hapur mbi 60 fronte të tilla anembanë kryeqytetit, ndërkohë që brenda muajve të ardhshëm do të hapet edhe njëherë kaq punë”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Gjatë inspektimit të punimeve në rrugën me një gjatësi prej 444 metra, kryebashkiaku Basha kërkoi mirëkuptimin e banorëve apo subjekteve tregtare në zonat ku po kryhen punimet. Duke qenë se dita e sotme është dhe festa e të dashuruarve, në mënyrë simbolike, kryebashkiaku Basha përcolli mesazhin e përkushtimit ndaj kryeqytetit, si shtëpia e përbashkët e të gjithë qytetarëve.

Top Channel