I ndodhur në Suedinë Veriore, një hotel krenohet me faktin se ai është hoteli që ofron pritjen më të akullt në botë.
I quajtur ndryshe hoteli i akullit, ndërtuar në një zonë polare të Suedisë, 15 mijë metrat katrorë të godinës janë të ndërtuara eksluzivisht me dy mijë tonë dhe 3 mijë tonë kombinim i akullit me dëborë, që ndihmonë të forcojë strukturën.
Artistë të ndryshëm kanë projektuar secilën prej dhomave, të pajisura me shtretër akulli, mbi të cilët është vendosur një lëkurë dreri.
Ndonëse kjo zgidhje ofron garanci për mosdepërtimin e të ftohtit në trupin e njeriut, klientët sugjerohen të marrin me vete batanije shtresë, ndërsa shumica e klientëve, zgjedhin të flenë një natë të vetme në shtratin e akullit, për të kaluar netët e tjera në shtretër normalë.
Në vizitën e tyre në rrethin polar suedez, turistët mund të mbushin ditën me aktivitete që përfshijnë ski me qen, shëtitje në pyje të populluar nga drerë, shëtitje me kuaj, soditje e yjeve në netët e mbrëmjeve të akullta ose të vizitojnë një kishë, e ndërtuar edhe ajo me akull.
Top Channel