Atleti paraolimpik vret të fejuarën

14/02/2013 09:35

Oscar Pistorius, atleti afrikano-jugor, që theu të gjithë kufijtë e
sportit paraolimpik, duke marrë pjesë në garat e Olimpiadës së Londrës,
qëlloi me armë dhe vrau të fejuarën e tij 30-vjeçare, Reeva Steenkamp,
një modele e njohur, e përfshire në listën e 100 grave “më të bukura të
planetit”.

Policia akuzoi per vrasje atletin e njohur si njeriu me i shpejte në bote me aftesi te kufizuara, duke rrëzuar hipotezen qe ai e kishte ngaterruar Steenkamp me nje hajdut, siç kishte deshmuar ne momentin qe mberriti policia. Zedhenesi i policise tregoi se forcat e rendit mberriten, pas sinjalizimeve per nje sherr te forte mes atletit dhe te fejuares, ku kishin asistuar edhe “deshmitare te tjere”, te cilet pritet te tregojne me ngjarjen me vone.

Pistorius, doli nga shtepia i veshur me nje tute gri, me nje kapuc, qe i mbulonte fytyren. Pas marrjes ne pyetje, ai do t’i nenshtrohet analizave te gjakut per te percaktuar nivelin e alkoolit, apo nese ke shenja qe deshmojne dhune. Sic raportojne mediat nderkombetare, policia do te kundershtoje kerkesen e paraqitur nga avokatet e tij per t’u lene i lire me kusht.

Mediat e Afrikes se Jugut raportojne se Pistorius ka qene ne gjendje
shoku kur policia mberriti ne shtepine e tij. Ai ka qelluar me kater
plumba; e fejuara e tij kishte plage ne koke dhe ne trup. Ne versionin e
tij te fakteve, Pistorius tha se e kishte shkembyer te fejuaren me nje
hajdut, qe po perpiqej te hynte ne shtepi.

E perditshmja “Il
Beeld”  shkruajti se gruaja ishte viktime e nje gabimi tragjik. Duke
ndjekur kete linje,Steenkamp kishte hyre fshehurazi ne oren 4 te
mengjesit, per t’i bere Pistorius nje surprize per Shen Valentinin.
Faqja e internetit “City Press” citon nje mik te familjes Steenkamp qe
tregon se familjaret e modeles jane shprehur te shkaterruar nga kjo
tragjedi. Po keshtu dhe i ati i Pistorius; “Jemi ne gjendje shoku dhe
nuk kemi asnje informacion”.

Afrika e Jugut renditet mes vendeve me kuotën më të lartë të krimit në botë dhe shumë banorë mbajnë armë për t’u mbrojtur nga keqbërësit.

Top Channel