
Humori i mirë bëhet me barkun plot, ndërsa për një humor të shkëlqyer ekziston një recetë me bazë frutash dhe perimesh, e pagëzuar ndryshe si “receta e lumturisë”.
Një mollë në mëngjes, një sallatë e përzier në drekë plus një banane dhe brokoli në darkë mund të jetë, të paktën sipas një grupi shkencëtarësh neozelandezë, “receta e lumturisë”.
Për ta thjeshtuar akoma më shumë, konsumimi i sa më shumë ushqimeve bio dhe frutave lidhet drejpërdrejt me humorin tonë të përditëshëm.
Pjesë e studimit ishin 281 persona që të gjithë përreth moshës 20-vjeçare. Për tre javë me radhë, secilit prej tyre iu kërkua të përshkruante hollësisht aktivitetin e përditshëm dhe gjendjen shpirtërore, pasi më parë të kishin shkruajtuar se cfarë kishin ngrënë.
“Kur të intervistuarit ushqeheshin me fruta dhe perime, në fund të ditës raportonin për një gjendje shpirtërore të qetë, më të lumtur dhe plot energji”, thotë psikologu Tamlin Connor, udhëheqësi i grupit studimor.
Studimi i plotë u publikua në “British Journal of Health Psychology”.
Top Channel