Obama, fjalim drejtuar kombit

13/02/2013 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama i kërkoi Kongresit të mbështese veprimet
e qeverisë për të rizgjuar ekonominë letargjike amerikane, gjatë
fjalimit drejtuar kombit, i njohur si “State of Union”.

Presidenti demokrat premtoi një qeveri “më të zgjuar” por jo “më të madhe”, për shumicën, me zotimin  se do ta drejtojë vemendjen drejt uljes se shifres se papunesise, e cila eshte aktualisht 7.9 %.

“Është detyra jonë e paperfunduar për të garantuar që kjo qeveri të punojë për shumicën dhe jo për pak njerez; të inkurajojë sipermarrjen e lire, të shperbleje inisiativën individuale dhe t’i hapë dyert e mundësisë cdo fëmijë në këtë vend të madh”, tha Obama.

Duke folur në Dhomën e Perfaqesuesve, Obama I tha audiencës se detyra e tij është të ndezë motorrin e vertete te rritjes ekonomine te Amerikes; kjo është shtresa e mesme, qe po rritet. Ai foli per taksat dhe shpenzimet, por shume prej propozimeve te tij mund te perballen me veshtiresi ne Kongres. Ai nenvizoi ceshtjen e rritjes se pages minimale per punetore nga 7.25 dollare ne 9 dollare ne ore. Per republikanet, kjo eshte shqetesuese sepse mund ti detyroje pronaret e bizneseve te nxjerrin ne rruge, punonjesit.

“Eshte shansi yne per nje mundesi dypartiake, reforma gjitheperfshirese per taksa qe inkurajojne krijimin e punes dhe ndihmojne ne uljen e defiçitit”, theksoi Obama.

Presidenti amerikan u zotua se do te beje gjeje zgjidhjen, perballe ndryshimeve klimaterike dhe kete do ta arrije permes urdhrave presidenciale, nese Kongresi nuk vepron. Ai u kërkoi ligjvenesve amerikane të miratojë gjatë muajve të ardhshme rishikimin e ligjeve te emigracionit,  qe do te hapin rrugen e nenshtesise per 11 milione emigrante te paligjshem, qe jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

“Reforme e vertete do te thote te rregullojme sistemin e emigracionit te ligjshem duke shkurtuar periudhat e pritjes dhe te terheqim sipermarres dhe inxhinjere shumë te zote, te cilet do te ndihmojne ne krijimin e vendeve te punes dhe do te rrisin ekonomine tone”, tha Obama.

Republikanet jane me te hapur per rregulla te reja per emigracionin per kerkojne se pari sigurimin e kufijve. Obama i kerkoi Kongresit te miratoje propozimet e tij per kontrolle me te ashpra per armet.

“Pjesa derrmuese e amerikaneve, atyre qe besojne ne Amendamentin e dyte jane mbledhur se bashku per nje reforme mirekuptimi, sic jane; kontrollet mbi te dhenat e cdo bleresi, qe do ta bejne me te veshtire per kriminelet, të prekin një arme. Senatoret e dy partive po punojne se bashku per ligje te reja me te ashpra per te parandaluar cilindo te bleje arme, qe me pas do tu rishiten krimineleve. Shefat e policies po kerkojne ndihme per t’i hequr nga rruget tona armet e luftes…”, theksoi Obama.

Per Afganistanin, Obama tha se rreth 50 % e trupave amerikane qe sherbejne ne kete vend, apo 34 mije, do te kthehen ne atdhe brenda vitit. Sa I takon korese se Veriut tha se ky vend mund te arrije begati dhe siguri duke permbushur detyrimet e veta nderkombvetare. Ai e cilesoje provokues testin berthamor, qe sipas presidentit amerikan- nuk do te beje gje tjeter vecse do ta izoloje me tej. Obama perseriti thirrjen per zgjidhje diplomatike mbi programin berthamor te Iranit.Sipas Kushtetutës amerikane, presidenti është i detyruar “nga koha në kohë për të informuar Kongresin mbi gjendjen e vendit dhe të rekomandojë masa që ai i gjykon të nevojshme dhe të përshtatshme.”

Rubio i kundërpërgjigjet Obamës

Senatori republikan i Floridës, Mario Rubio, nje kandidat i mundshem në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016- në përpjekje për të fshirë imazhin e republikaneve si “mbrojtesit e të pasurve” iu kundërpërgjigj fjalimit të Presidentit amerikan, Barak Obama.

“Zoti President, une jetoj ende në të njëjtën lagje, të klasës punëtore, ku dhe u rrita. Fqinjët e mi nuk janë milionërë. Janë pensioniste qe varen nga Sigurimet Sociale apo Medicare; jane punetore qe zgjohen heret ne mengjes dhe shkojnë në punë, për të paguar faturat; janë emigrante qe erdhe ketu sepse ishin bllokuar në vendet ku qeveria dominon ekonomine”, tha Rubio.

Rubio i tha Obamës: “Unë nuk i kundërshtoj planet tuaja sepse dua të mbroj të pasurit. I kundërshtoj planet tuaja sepse dua te mbrojë fqinjët e mi”. Rubio e paralajmeroi Presidentin se “rritja e taksave dhe deficitit te shpenzimeve do të lëndojë familjet e shtresës së mesme”. Për 41-vjeçarin Rubio që vjen nga një familje emigrantesh kubaneze- ndërhyrja përbën një moment të rëndëishëm, në një kohë kur republikanet janë të dëshpëruar për të arritur tek popullsia latine, e cila, me shumicë votash mbështeti Barak Obamën dhe demokratët në zgjedhjet e Nëntorit.

Prej kesaj kohe, ata jane perpjekur ta portretizojne partine si me tolerante dhe mirekuptuese per shqetesimet e tyre apo shtreses se mesme. Pjesë e strategjise ishte edhe promovimi i Rubios, nje favorit i “Lëvizjes Tea Party” qe kur flitet per emigracionin, perpiqet te tekaloje qasjen “asnje-kompromis” dhe te punoje me demokratet per legjislacionin.

Rubio bën pjesë në grupin bipartizan te tete senatoreve qe kerkojne hapjen e rruges se nenshtetesise per me shume se 11 milione emigrante te huaj, qe jetojne ilegalisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Qendrimi nuk pranohet nga shume republikane. Por per te gjithe partine; nje gje duhet bere domosdoshmerisht; permiresimi i imazhit te amerikano-jugoret dhe kjo, duke nisur nga ligjet e emigracionit, perndryshe nuk mbetet te presin vecse humbjen e rradhes.

Top Channel