Mesha e fundit e Benediktit XVI

13/02/2013 18:35

Papa Benedikti XVI mbajti meshën e tij të fundit në këtë detyrë, pas dorëheqjes së paralajmëruar, që do të hyjë në fuqi në fund të shkurtit.

Në këtë shërbim përshëndetës në bazilikën e Shën Pjetrit merrnin pjesë kardinalë, peshkopë, murgj, fratër dhe një numër pelegrinësh.

Në fillim të fjalës së tij, Benedikti falenderoi të gjithë për “dashurinë dhe lutjet” adresuar atij pas shpalljes së dorëheqjes.

Kjo ishte shfaqja e parë publike e Atit të Shenjtë të Romës pas dorëheqjes, që siç ritheksoi, ishte tërësisht me vullnet të mirë dhe duke menduar të mirën e kishës.

Mesha e së mërkurës nisi atë që konsiderohet si një periudhë pendimi, përpara Pashkëve, të datës 31 mars.

Benedikti XVI do të vazhdojë normalisht axhendën e tij deri në datën 28 shkurt, kur do të lërë detyrën. Megjithatë, deri atëherë nuk parashikohet asnjë meshë tjetër prej tij.

Top Channel