Grupi Organizativ i Qytetarëve, të cilët protestuan kundër faturimit të KEK-ut në muajin janar, kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që të themelojë një komision për hetimin e ngjarjes.

Përfaqësuesit e GOQ dorëzuan të mërkurën një propozim-kërkesë në Parlmanet, në mënyrë që edhe ky institucion të përfshihet në proçesin hetimor.

Sipas Yll Rugovës, një hetim i tillë do të ndalonte çfarëdo ndikimi prej kujtdo, pasi ata nuk mund të paragjykojnë se kush është i implikuar në këto raste.

Ndryshe, Grupi Organizativ i Qytetarëve protestues bëri të ditur se gjatë kësaj jave nuk do të ketë protestë për të kundërshtuar faturat e fryra të KEK-ut.

Qytetarët po ashtu paralajmërojnë se do të kërkojnë që të bëhet presion, për ndryshimin e tarifave të KEK dhe që të hiqen tarifat e shtrenjta të cilat janë mbi 600 KW.

Kjo, pasi në vendet e rajonit tarifat e larta, të cilat në Kosovë aplikohen për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 KË, aplikohen për shpenzimet mbi 1.200 KW.

Top Channel