Më shumë se 40 mijë kosovarë kërkojnë njohjen e statusit të veteranit me pretendimin se kanë qenë pjesëstarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranevë, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së zhvilloi të mërkurën takimin e radhës.

Pas takimit kryetari i komisionit, Agim Çeku tha se deri më 12 shkurt janë tërhequr afërsisht 43 mijë aplikime për njohjen e statusit të veteranit, ndërsa janë dorëzuar deri më sot 32 mijë e 507.

Çeku ftoi që të gjithë ata, që në çfarëdo forme kanë kontribuar në luftë, të aplikojnë për të marrë zyrtarisht statusin që u takon.

Për këtë kanë mbetur edhe dy javë kohë. Qëllimi i këtij proçesi, sipas ministrit të FSK-së, është që të dithet numri i saktë i pjesëmarrësve ne luften e UÇK-së.

Pas mbylljes së afatit për aplikim, zyrat komunale do të ndajnë aplikacionet në bazë të njësive, brigadave dhe kategorive, më pas do të dorëzohen në sekretari.

Më tej Komisioni do të ftojë zinxhirin komandues për të dëshmuar statusin e aplikuesve. Ndërkohë që pas verifikimit, të gjitha listat do të publikohen, bëjnë të ditur zyrtarët e qeverisë.

Top Channel