Aksidentet, dy viktima në Tiranë e Vlorë

13/02/2013 00:00

Një person i seksit mashkull është gjetur i pajetë pranë një pike karburanti në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin.

Personi, i paidentifikuar ende, është përplasur nga një automjet. Nga informacionet paraprake dyshohet se ai ishte duke udhëtuar në autostradë me bicikletë kur është goditur nga automjeti.

Automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës si dhe gjetjen e autorit të aksidentit të rëndë.

Ndërkohë, në një tjetër aksident të ndodhur në Vlorë, një automjet me traga italiane përplasi për vdekje një këmbësor. Viktima u identifikua si Shuaip Hoxha, 50 vjeç. Policia dyshon se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti me targa italiane.

Katër ditë më parë, në një aksident të ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, ku u përplasen dy automjete,  humbi jetën 51-vjeçarja Suzana Muleshka dhe u plagos rëndë djali i saj, Eridoni.

Top Channel