Tragjedi në SHBA/ 11-vjeçarja qëllon për vdekje të vëllanë 15 vjeçar, autoritetet nisin hetimet
Kryengritësit sirianë morën nën kontroll bazën ushtarake “Al Xharrah” në
veri te Alepit, pas disa ditësh përleshjesh me ushtrinë. Drejtori i
“Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut”, Rami Abdel Rahman i tha
agjensisë së lajmeve AFP, se ata munden te zoterojne avionë luftarake
MIG, ndersa në sulmet e tjerë në baza ushtarake kishin shkaktuar vetem
deme.
Video amatore e postuar online tregon kryengritesit ne bazën ajrore ushtarake, ku shihen helikoptere dhe avione ushtarake.
Muajin e kaluar, pas nje beteje disa javore me ushtrine kryengritesit moren bazen ushtarake te Taftanazit ne veri-perendim te Sirise; nje pike shume e rendesishme furnizimi; aty ndodheshin helikopteret, qe përdoreshin për leshimin e bombave, ne zonat qe mbahen nën kontrollin e kryengritesve.
Një ditë më parë, kryengritesit ne veri-lindjen moren nën kontroll hidro-centralin e Thauras në Eufrat, në provincën e Rakas, një goditje e fortë për qeverinë. Aty prodhohej energjia per qytetin e Alepit. Eshte nje nga projektet me te medha industriale me ish-Bashkimin Sovjetik, në vitet 1960. Ka nje vlere te madhe simbolike per qeverine; ndodhet ne Liqenin Asad dhe pas hidrocentalit u ndertuar qyteti Thaura, qe do te thote revolucion, nje kujtese per kthimin e Hafez Al Asadit ne pushtet 1963.
Top Channel