Më shumë se 600 mijë grekë në sektorin privat, presin prej dates 14 shkurt reduktimin e pagave me gati 30% ,pasi skadon kontrata e përgjithshme e punës për sektorë të ndryshëm siç janë ai i bankave, i industrise dhe i bizneseve që kanë lidhje me marinën detare.

Më shumë se 600 mijë grekë në sektorin privat, presin prej dates 14 shkurt reduktimin e pagave me gati 30% ,pasi skadon kontrata e përgjithshme e punës për sektorë të ndryshëm siç janë ai i bankave, i industrise dhe i bizneseve që kanë lidhje me marinën detare.

Sipas se perditshmes ‘Ta Nea’ te pakten 1.2 milion greke, kontatat e punes te te cileve kishin skaduar ne vitin e kaluar kane nenshkruar tashme kontrata individuale punesimi. Prej tyre 60% i jane nenshtruar presionit te punedhenesve per ndryshim te kushteve te punes, ose nepermjet uljes se pages ose ne zgjatjen e orarit te punesimit.

Deri ne fund te ketij viti vleresohet se do te nenshkruajne kontrata pune individuale mbi 80% e te punesuarve ne vend.Ne kontratat e reja, ndryshe nga ato kolektive, nenpunesit humbasin pervec rroges baze edhe shperblimet shtese per vitet e punes, shkollimin, kushtet e veshtira, pra te gjitha perfitimet e fituara ne vite.  

Ne fund te marsit skadon edhe afati i Marrëveshjes se Përgjithshme Kolektive Kombëtare te Punës,e cila çon automatikisht 350.000 punëtorëve të pakualifikuar në nenshkrimin e kontratave individuale te pavaforshme per ta,pasi prej 1 prillit, paga me e ulet percaktohet nga kabineti qeveritar qe vendos duke pasur parasysh kushtet e ekonomise ne vend dhe papunesine.  

Vitin e kaluar paga e nje punetori te pakualifikuar ne Greqi u ul me 22% duke shkuar ne 586 euro bruto ne muaj, ndersa per te rinjte nen moshen 25 vjeç, arriti reduktim deri ne 32%. Akoma me i ashper ka qene reduktimi i rrogave ne sektorin shteteror ne tre vitet e fundit, ku gati 800.000 greke kane humbur nga 40% deri ne 55%  te te ardhurave te tyre. Ulja e pagave ne te gjitha sektoret e vendit eshte nje prej kushteve te BE dhe FMN, ne shkembim te ndihmes financiare qe po i japin Greqise per te ndalur falimentimin e saj.

Top Channel