Partia e Suu Kyi mban kongresin e parë

11/02/2013 21:00

Lidhja Kombëtare për Demokraci, partia e Aung San Suu Kyi, do të mbajë pas një muaji kongresin e parë në historinë e saj, bëjnë të ditur mediat aziatike.

Kongresi mbahet kur duhen edhe dy vjet nga zgjedhjet për rinovimin e Parlamentit, që shohin partinë e madhe si favorite.

Lajmin e ka bërë të ditur Ohn Kyaing, zëdhënës i partisë, që ka saktësuar se evenimenti do të mbahet mes datave 8 dhe 10 mars në kryeqytetin Rangun.

Sipas burimit, në konferencën kombëtare priten rreth 1.500 delegatë, që do të thirren për të zgjedhur komitetin qendror dhe komitetin ekzekutiv.

Kongresi vjen pasi Aung San Suu Kyi, e njohur ndryshe si liderja e rezistencës paqësore, ka zhvilluar një tur ndërkombëtar, ku është takuar me liderët kryesorë të botës demokratike.

Top Channel