Heroi amerikan i Luftës së Afganistanit

11/02/2013 22:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nderoi me “Medaljen e Nderit” një ish-marins për heroizmin e treguar gjatë luftës në Afganistan.

31-vjeçari Clinton Romesha udhëhoqi një batalion prej pothuajse 50 ushtarësh, në një betejë të ashpër ndaj militantëve në kufirin afgano-pakistanez dhe heroizmi i tij bëri të mundur një tërheqje të suksesshme të forcave amerikane.

“Medal of Honor” është medalja më e lartë ushtarake në Shtetin Amerikan dhe Romesha është vetëm i katërti që nderohet me këtë titull në luftën e Afganistanit.

Në luftim, ai eliminoi një skuadër mitralierësh, ndonëse u plagos me disa cifla granate. Duke injoruar plagët, rreshteri hapi zjarr dhe eliminoi disa armiq, përfshi një mitralier dhe një snajper.

Më pas, në mes të luftimeve intensive, ai ndërroi pozicion duke vrapuar mes plumbave, për të kapur një pozicion nga ku vrau tre talebanë dhe siguroi perimetrin për tërheqjen e shokëve të tij.

Romesha gjithashtu udhëhoqi një skuadër për të sjellë armatime e mjekime, ndërsa ishte i fundit që u tërhoq nga beteja. Nëpërmjet udhëzimeve të tij, u realizua edhe orientimi i bombardimit ajror, që në fund detyroi talebanët të tërhiqeshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA