Monedha e përbashkët europiane u forcua ndjeshëm ditën e hënë, përballë paundit britanik, dollarit amerikan dhe jenit japonez.
Rritja e euros u inkurajua nga marrëveshja e arritur për buxhetin e përbashkët europian dhe samiti i ardhshëm i Brukselit, dy ngjarje që duket se kanë rikthyer besimin e investitorëve tek ekonomia e 17 vendeve që përdorin monedhën europiane.
Megjithatë, ministri francez i Financave u shpreh i shqetësuar për këtë zhvillim dhe kërkoi masa për vendosjen nën kontroll të forcimit të euros.
Pierre Moscovici theksoi se një monedhë e fortë do të bëjë mallrat europianë më pak të konkurrueshëm në botë, në një moment kur rritja e eksportit konsiderohet një element përcaktues për zgjidhjen e problemeve ekonomike në Europë.
Në gjashtë muajt e fundit, euro është rritur me 6% në krahasim me mesataren e monedhave të tjera të mëdha ndërkombëtare.
Ndërsa shtetet e tjera kanë preferuar gjatë kësaj periudhe që të reduktojnë fuqinë e monedhës së tyre, forcimi i euros rrit dyshimin se mund të jemi në prag të një “lufte valutash”, me Japoninë që gjithashtu ka marra masa për të forcuar jenin dhe vendet e tjera që mund të jenë në prag të ndjekjes së kësaj taktike gjithashtu.
Top Channel