“21 janari, u shkel Konventa e OKB-së”

11/02/2013 00:00

Ekspertë shqiptarë të së drejtës ndërkombëtare, njëkohësisht njohës të
konventave ndërkombëtare për përdorimin e armëve nga forcat
ligjzbatuese, siç është edhe Garda e Republikës, e cila u përfshi në
ngjarjet e 21 janarit, i thanë Top Channel se vendimi gjykatës së
Tiranës për tre të akuzuarit, që fituan pafajësi, bie ndesh me praktiken
ndërkombëtare.

Ekspertët, të cilën kërkuan të flasin në kushtet e anonimatit, pohuan se gjykata e Tiranës nuk mori në konsideratë një dokument të OKB-së nënshkruar nga Republika e Shqipërisë që lidhet me “principet bazë të përdorimit të forcës dhe armëve luftarake nga agjencitë ligj-zbatuese”.

 Ky dokument është nënshkruar në Kongresin e Tetë të OKB-së në për parandalimin e krimeve dhe trajtimi të dënuarve.

Ja se cfarë thotë pika 9 e këtij dokumenti se kur nuk  duhet të përdoren dhe përdoren  armët e zjarrit nga agjencitë ligjzbatuese: “Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk duhet të  përdorin armë zjarri kundër personave, përveç rasteve për  vetëmbrojtje apo mbrojtje të të tjerëve, kundër kërcënimit të pashmangshëm për vdekje apo lëndim serioz të tyre, për të parandaluar kryerjen e një krimi të rëndë që shkakton rrezik për jetën e tyre, për të arrestuar një person që paraqet një rrezik të tillë dhe i reziston autoritetit të  tyre, ose për të parandaluar ikjen e tij apo ikjen e saj, dhe vetëm kur mjetet në dispozicion janë të pamjaftueashme për të arritur këto objektiva. Në të tilla kushte përdorimi qëllimshëm i armevë vdekje prurëse ndoshta mund të përdoren në situata tepër strikte të pa evitueshme vetëm me qëllim mbrojtjen e jetës”.

Dokumenti OKB-së qartësisht tregon se nëse jemi përballë një situate të parashikuar në pikën 9, atëherë merr rëndësi parësore paralajmërimi se agjencitë ligjzbatuese do të përdorin armët: “Në rrethanat e parashikuara në bazë të parimit 9, zyrtarët e zbatimit të ligjit duhet të identifikojnë veten si të tillë dhe të japin një paralajmërim të qartë të qëllimit të tyre për të përdorur armë zjarri, me kohë të mjaftueshme për të paralajmëruar dhe për të vëzhguar.  Nëse për ta bërë këtë do të vendosin padrejtësisht, atherë  zyrtarët e zbatimit të ligjit vendosion në rrezik ose do të krijojë një rrezik me pasojë vdekjen apo dëme serioze ndaj personave të tjerë, ose në të  tilla raste kjo do të sjellë  veprime qartësisht të papërshtatshme ose e pakuptimta në rrethanat e incidentit.”

Ekspertët: Nuk ka asnje analogji me rastin “Giuliani”

Ekspërtët e jurispundencës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare e quajnë si një gabim trashanik të trupit gjykues kryesuar nga  të gjytari Besnik Hoxha, përdorimin si analogji vendimin e Strasburgut për rastin Giuliani and Gaggio v. Italisë .

Ata rendisin 5 arsye përse ky vendim nuk mund te merret per analogji me rastin e oficereve te Gardes.

1. Karabinieri (Mario Placanica) ndodhej brenda Jeep-it i rrethuar nga nje turme e madhe demonstruesish te dhunshem – oficeret e Gardes jo, ata ndodheshin te pozicionuar në një vend të sigurtë në Kryeministri.

2. Karabinieri ishte goditur 2 herë më parë në trup (nje here me gur ne koke dhe nje here me fikese zjarri në këmbë) – Oficeret e Gardes jo, që do të thotë se ata nuk kane vepruar ne kushtet e vetembrojtjes.

3. Ne momentin e qitjes me arme, karabinieri do i nenshtrohej nje tjeter sulmi me fikese zjarri. Protestuesi Giuliani e kishte ne dore fikesen e zjarrit ne momentin qe u qellua dhe ishte përpara kryerjes së një veprimi – Ndërsa në rastin e oficereve te Gardes në asnjë moment nuk vërtetohet se është sulmuar në pozicionin ku ndodheshin në mënyrë që mund ti rrezikohej jeta.

4. Protestuesi Italian Giuliani ishte i veshur me maske qe te mos identifikohej – 4 demonstruesit e vrare ne 21 Janar nuk vishnin maska dhe ishin të lehtësisht të identifikueshëm.

5. Giuliani dhe te tjeret momentin që iu afruan makinës së karabinjerëve, kishin gure, derrasa dhe kazma – Ndërsa 4 demonstruesit e vrare ne 21 Janar, momentin kur ata goditen nga plumbat e Gardës nuk kishin asgje ne dore.

Top Channel