Rumani, hetim për mishin e kalit

10/02/2013 16:50

Qeveria rumune ka kerkuar nisjen e nje hetimi mbi pretendimet se mishi i kalit i zbuluar ne produkte viçi ne Britani e France mund te kete ardhur nga nje thertore ne Rumani.

Zyrtaret deklarojne se do te merren masa nese shkelja e ligjit do te konfirmohet. Kryetarja e komitetit te ushqimit dhe ceshtjeve rurale ne parlamentin britanik, Anne McIntosh, ka kerkuar ndalimin e perkoheshem te te gjithe importeve te mishit nga Bashkimi Europian.

Por, zerat kunder thone se nje levizje e tille nuk do ta zgjidhte problemin. Londra zyrtare premtoi ndeshkimin e te gjithe atyre qe shesin mish kali ne produktet e viçit, pas permasave gjithmone e me te medha qe skandali ka marre.

” Asnjehere nuk mund te dish me siguri se çfare po ha kur konsumon mish dhe episodet e fundit kete e kane deshmuar qarte. nuk mund ta dish 100% nese po ha mish kali apo lope”, deklaroi Uilliamson, zëdhënës i “PETA”-s.

Në fillim të javës, kompania “Findus” njoftoi se ishte duke tërhequr lazanjën e ngrirë me mish lope nga tregjet Britanisë dhe të Francës, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga kompania ushqimore franceze “Comigel”.

Analizat treguan se disa prej paketave me lazanjë të ngrirë, kishin 60 deri në 100 për qind mish kali. Për shkak të këtij skandali, janë tërhequr nga tregu miliona paketa të tjera me ushqime të gatshme të ngrira.

Top Channel