Autobusi me turistë përplaset me një makinë në Antalia, një i vdekur dhe 12 të plagosur David Cameron është hedhur në sulm për të argumentuar përpara publikut anglez dhe skocez, se përse Skocia përfiton më shumë, nëse qëndron me Londrën dhe jo e shkëputur.
Skocezët do të votojnë vitin e ardhshëm në referendum për t’u pavarësuar apo për të qëndruar ende, si gjatë 300 viteve të fundit, bashkë me Anglinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, në Britaninë e Madhe.
Vendimi i skocezëve do të ketë implikime edhe në këto tre vende. “Britania adhurohet në mbarë botën si burim begatie, fuqie dhe sigurie”, thotë Cameron, i cili i referohet verës së kaluar gjatë Lojërave Olimpike, ku të gjithë popujt e Mbretërisë së Bashkuar ishin bashkë.
Të hënën, qeveria e Londrës do të publikojë dokumentat, ku analizon disavantazhet e shkëputjes. Ishin skocezët, që botuan një javë më parë “hartën e tyre të rrugës”, që duhet të aplikohet në fillim të 2016, nëse fiton referendumi i tyre i vitit të ardhshëm.
Cameron, duke argumentuar pro qëndrimit të Skocisë në Britani, tha se “pyetja realisht duhet të shtrohet, nëse Skocia është më e fuqishme, më e sigurt, më e pasur dhe më e mirë bashkë në Mbretërinë e Bashkuar, apo jashtë saj. Dhe këtu besoj që përgjigja është e qartë”, thotë kryeministri britanik.
Skocia ka qeverinë e saj dhe parlamentin e saj në Edinburg, në kuadër të unionit, duke marrë vendime që ndikojnë në jetën e përditshme të skocezëve, në fushën e arsimit, shëndetësisë, madje edhe duke pasur një sistem ligjor të pavarur.
Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e skocezëve janë kundër pavarësisë dhe kërkojnë të qëndrojnë edhe më tej me Britaninë.
Top Channel