Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare doktoreshë Afërdita Gusho, një nga simbolet e mjekësisë shqiptare, e cila u vu në shërbim të jetës së mijëra fëmijëve.
Afërdita Gusho njihet si një nga pediatret dhe themelueset e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri. Pediatrja e njohur, me dëshirën dhe pasionin për tu bërë mjeke, kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Univeristetin e Shën Petërburgut. Ajo filloi punë në vitin 1954 si pediatre në Spitalin e Pediatrisë.
Por, përveç përkushtimit të saj ndaj fëmijëve, ajo aftësitë e saj nis t’ua shpërndajë edhe studentëve pasi fillon punë si pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë. Për vite me radhë ka drejtuar Spitalin e Pediatrisë në QSUT.
Doktoreshë Afërdita Gusho mban titutllin e docentes për kontributin shkencor dhe praktik për mjekimin e disa sëmundjeve që prekin fëmijët.
Të prekur nga humbja dhe në nder të saj, miq, të aferm, kolegë dhe pacientë të saj kanë kryer homazhe në ambientet e reja ëe Fakultetit të Mjekësisë, ku i kanë dhënë lamtumirën e fundit Afërdita Gushos.
Top Channel