Kanë ADN-në, por s’e identifikojnë dot agresorin

10/02/2013 21:00

Policia, që po heton një seri skandalesh seksuale në qytetin jugor të Francës, Marsejë, ka arrestuar 2 vëllezër binjakë.

24-vjeçarët e papunë, shoferë taksish, të njohur si Elëin dhe Yohan, janë vënën nën hetim ditën e premte.

Megjithëse oficerët e policisë janë të sigurt se njëri prej tyre ka kryer sulmet, ata nuk e dinë se kujt t’ia vënë gishtin. Testet standarde të ADN-së nuk mund të bëjnë diferencime midis ADN-ve të tyre.

Ka patur gjithsej 6 sulme seksuale pothuajse të ngjashme në Marsejë, ndaj grave të moshave nga 22-76 vjeç, nga shtatori 2012 deri në janar 2013.

Policia siguroi pamjet nga një filmim i kamerave të sigurisë në një autobus, duke arrestuar 2 vëllezërit binjakë. Një viktimë e tyre identifikoi njërin prej tyre si sulmuesin e saj, por nuk mund të përcaktonte qartë se cili kishte qenë prej tyre.

Problemi është se hetuesit nuk dinë se cili prej dy meshkujve është përgjegjës për sulmet, apo nëse ata të dy kanë vepruar së bashku, bëjnë të ditur raportimet nga Parisi.

Gjurmë ADN-je të autorit apo autorëve janë gjetur te viktimat. Por, kjo nuk ndihmon në të vërtetë, sepse ADN-ja e vëllezërve binjakë është pothuajse identike.

Policisë pritet t’i kushtojë rreth 1 milionë euro, kryerja e një testi gjenetik ultra të sofistikuar, i cili do të mund të tregojë diferencimet në ADN mes dy personave.

Një ekspert tha për “La Provence”: “Si një analizë normale, ne mund të krahasojmë 400 çifte bazë nukleotidesh, të cilat përbëjnë ADN-në”. Por, në rastin e binjakëve, ai shtoi: “Ne do të duhet të kontrollojmë me miliarda çifte”.

Top Channel