Kreta në flakë/ Front zjarri mbi 15 kilometra, mijëra të evakuuar dhe tre zjarrfikës të vdekur. Erërat favorizojnë përhapjen
Një gjykatë në Francë nisi një çështje penale ndaj katër të pandehurve, që akuzohen se kanë lidhje me rrjetet e militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore.
Katër të dyshuarit, të ndaluar në zonën e Parisit ditën e martë, besohet se “kanë mbajtur lidhje dhe janë vënë në dispozicion të një organizate terroriste”.
Tre prej tyre janë shtetas francezë, ndërsa njëri është nga Mali, raportoi “Agence France Presse” ditën e dielë.
Sipas të dhënave, besohet se ata janë të lidhur me një çështje që solli arrestimin e disa shtetasve francezë një vit më parë, pasi ata udhëtuan në Niger, me qëllim që t’i bashkoheshin organizatave terroriste.
Nisja e këtij gjykimi vjen ndërsa Mali, ish-kolonia franceze ku Parisi ndërhyri për të shpëtuar rënien e qeverisë qëndrore dhe instalimin e një qeverie militante, po përballet me sulmet e para kamikaze, të marra përsipër prej Al-Kaedës.
”Duhet të vazhdojmë të shkatërrojmë këto rrjete, të cilat kanë si qëllim të organizojnë sulme në territorin tonë, të godasin shtetasit francezë në udhëtimet e tyre apo të shpallin një luftë fetare ndaj Francës”, deklaroi ministri i Brendshëm, Manuel Valls.
Ndërhyrja e suksesshme e Francës në Mali, që nga 11 janari, solli rikthimin e të gjithë qyteteve kryesore nën kontrollin e qeverisë qëndrore, por operacioni në Afrikë ka vendosur nën alarm të shtuar shtetin francez, të kërcënuar nga grupe të ndryshme terroristësh për sulme brenda vendit.
Top Channel