Qumështi i markave kroate “Dukat” dhe “Vindi”, por edhe një lloj konservash të markës “Rial” nga Tajlanda, janë tërhequr nga shumica e tregjeve në rajon për shkak të përmbajtjes kancerogjene.

Këtë gjë e kanë bërë autoritetet në Mal të Zi, Kroaci e Bosnje, ndërkohë që Serbia këtë prodhim e merr nga Bosnja dhe sipas zyrtarëve nuk ka pasur përbërje kancerogjene.

Janë katër lloje qumështi që janë tërhequr nga tregu dhe bëhet fjalë për qumësht me afat të gjatë të qëndrimit.

Ekspertët kanë theksuar se konsumatorët nuk mund ta dallojnë qumështin, ndërsa ekspertët thonë se qumështi ka në vetvete aflatoksin që është një mikotoksin që ndikon në krijimin e kërpudhave organike që mund të shkaktojnë kancer.

Sipas ekspertëve, ushqimet duhet të kontrollohen më shpesh për shkak se thatësira e verës së kaluar ka krijuar mundësi në zhvillimin e substancave të ndryshme.

Top Channel