Ngjyrat e karnevaleve të Brazilit

09/02/2013 14:00

Karnevalet e Brazilit nisën të premten dhe mijëra njerëz vërshuan në rrugë për të filluar me paradat e famshme që organizohen në vendin amerikano-latin.

Shumë personazhe të famshëm kanë udhëtuar ose do të udhëtojnë drejt Brazilit për të parë nga afër festën që zgjat 5 ditë. Ndër to është edhe këngëtari korean Psy, i cili me këngën Gangnam Style është bërë i famshëm në të gjithë botën.

Aziatiku mbrëmë këndoi para mijëra personave në Salvador, qytetin e tretë më të madh brazilian.

Pritet që vetëm në Rio De Janeiro të shkojnë rreth 900 mijë turistë dhe ekonomia lokale të përfitojë plot 665 milionë dollarë.

Top Channel