“Muaji i mjaltit” zgjat 3 vite

09/02/2013 11:00

Një çift i martuar “mërzitet” nga lidhja pas 3 vitesh e gjysmë martesë. Në këtë përfundim ka dalë një sondazh në Britaninë e Madhe me 2 mijë bashkëshortë që i janë përgjigjur disa pyetjeve rreth lidhjes së tyre.

U vërejt se pas kësaj periudhe kohe rrallohen daljet në mbrëmje, preferohet gjumi para seksit dhe nuk i thuhet më njëri-tjetrit “Të dua”. Gjithashtu orari i ngrënies ndryshon për burrin dhe gruan, ndërsa preferohet televizori në vend të bisedës.

Kate Jones theksoi për ‘Daily Mail’: “Sondazhi tregon se pas martesës, partnerët nisin të “shkëputen” nga njëri-tjetri dhe bien pre e zakoneve të këqija dhe nuk bëjnë më sakrifica për njëri-tjetrin.”

Gjithashtu sondazhi tregon se bie edhe kujdesi për pamjen e jashtme: meshkujt lahen më pak, ndërsa femrat lënë pas dore depilimin.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta