Luanesha “adopton” kaprollin e vogël

09/02/2013 13:25

Fotografi Adri De Visser po dokumentonte në Kenia jetën e luaneshave, kur papritur nga shkurret doli një kaproll i vogël i frikësuar.

Në këtë moment ndodh diçka e pabesueshme. Një nga luaneshat i afrohet, por jo për ta sulmuar.

Kafsha grabitqare nis ta përkëdhelë dhe e kap nga qafa duke e larguar nga luaneshat e tjera që po afroheshin.

Në këtë rast instikti i nënës mbizotëroi mbi atë të grabitqarit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta