SHBA, vidhen email-et e Bushit të vjetër

08/02/2013 21:20

Ish-presidentit amerikan, George Bush i vjetër, i është vjedhur adresa e email-it dhe foto e të dhëna private të tij e familjes janë bërë publike.

Një prej fotografive tregon 88-vjeçarin në shtratin e spitalit ku u shtrua para disa kohësh me bronshit.

Letërkëmbimi i vjedhur elektronik nga ana tjetër përmban adresa dhe informacione personale të disa pjesëtarëve të familjes.

Mediat amerikane shkruajnë në edicionet online se autoritetet kanë nisur një hetim, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi këtë episod.

Top Channel