SHBA, në ndjekje të policit-vrasës

08/02/2013 00:00

Dhjetra forca policore lokale dhe federale në Shtetet e Bashkuara janë vënë në kërkim të një të shumë-kërkuari, ish-polic që akuzohet për vrasjen e 3 personave, mes të cilëve edhe kolegun e tij.

Vrasësi serial është identifikuar si Christopher Dorner, 33 vjeç. Ai dyshohet si autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve mëngjesin e së enjtes, ndërkohë që i faturohet edhe vrasja e një çifti në fundjavë.

Forca të shumta policore, përfshirë grupe speciale janë vendosur në zonën e Big Bear Lake, 128 kilometra në lindje të Los Anxhelesit. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëvë të zonës të shmangin në maksimum daljen nga banesa e tyre dhe të kenë kujdes pasi personi në fjalë lëviz i armatosur dhe është me rrezikshmëri të lartë.

Federalët kanë marrë në mbrojtje shkollat e zonës dhe ndërtesa të tjera publike. 33-vjeçari Dorner, një ish rezervist i ushtrisë amerikane, ka shërbyer në departamentin e policisë në Los Anxheles nga viti 2005-2008, vit kur u shkarkua për deklarim të rremë.

Top Channel