Vdes një 40-vjeçar nga komuna e Vitisë si pasojë e virusit A/H1N1. Lajmin e konfirmoi drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë, Shemsedin Dreshaj.

Ai tha se pacienti ishte sjellë i sëmurë në gjendje të rëndë tetë ditë pasi ishte prekur nga gripi dhe vuante nga bronkiti kronik.

“Gjendja në të cilën pacienti erdhi në klinikë ishte e rëndë dhe përkundër përpjekjeve tona, pas 24 orësh, ai ndërroi jetë”, tha Dreshaj në një konferencë me gazetarët.

Ndërkohë, burime siptalore bënë të ditur se nga virusi A/H1N1, apo siç njihet ndryshe gripi i derrave, janë të prekur edhe dy persona të tjerë të cilët po kurohen në Qendrën Klinike Universitare.

Mjekët e përshkruajnë gjendjen e tyre të rëndë dhe të dy ata janë me sëmundje shtesë. Viktima e parë e vitit 2013 nga ky virus në Kosovë ishte një 37-vjeçare nga komuna e Prishtinës.

Top Channel