Gjeorgji, manifestime masive kundër presidentit

08/02/2013 19:50

Policia gjeorgjiane u detyrua të përleshej me mijëra protestues në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ndërsa situata politike në ish-Republikën Sovjetike merr një kthesë të rrezikshme.

Manifestuesit u përpoqën të ndalonin presidentin Mikheil Saakashvili, nga mbajtja e një fjalimi përpara kombit.

Disa politikanë besnikë ndaj Saakashvilit, si disa deputetë dhe kryebashkiaku i Tbilisit, u sulmuan në dalje të bibliotekës kombëtare, ku do të mbahej fjalimi.

Pavarësisht presionit publikut, presidenti sfidoi publikun, duke zhvendosur fjalimin e tij në presidencë.

Protestuesit akuzojnë Saakashvilin, partia e të cilit humbi në zgjedhjet e përgjithshme të drejtuara nga një bllok i Bidzina Ivanishvilit, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe shtypje të së drejtës për të manifestuar.

Ivanishvili, kryeministri i ri i vendit, deklaroi më parë gjatë javës se kishte vendosur të bojkotonte fjalimin e përvitshëm të Saakashvilit, pasi nuk kishte nevojë të dëgjonte “mashtrime të reja”.

Top Channel