Brennan mbron programin e avionëve pa pilotë

08/02/2013 00:00

I përzgjedhuri i Barack Obames për postin e drejtorit të CIA-s e mbrojti
me force programin e avioneve pa pilotë gjatë një senace degjimore në
Senat.

John Brennan kembenguli te tregonte se Shtetet e Bashkuara e ndermoren nje iniciative te tille si zgjidhjen e fundit qe mbetej per te parandaluar vdekjet ne radhet e civileve. Seanca u nderpre vazhdimisht nga protestuesit ne salle, kur i caktuari i presidenti nisi te jape deshmine e tij.

Keshilltari kryesor i Shtepise se Bardhe per terrorizmin u mor ne pyetje nga Komisioni i zbulimit disa ditë pas daljes së një memorandumi me justifikime ligjore për sulmet me avionë pa pilot kundër shtetasve amerikanë jashtë vendit, të dyshuar për veprimtari terroriste.

Avionët amerikanë pa pilot kanë vrarë disa të dyshuar si terroristë në vende të tjera. Por në miratimin e sulmeve kundër shtetasve amerikanë, thote Zeri i Amerikes, senatori demokrat Ron Wyden tha se është i shqetësuar qe Presidenti Obama është duke vepruar njëkohësisht si gjykatës, juri dhe ekzekutor. qe prej vitit 2004, shtetet e bashkuara kane urdheruar 350 sulme me avione pa pilote ne Pakistan dhe pjesa derrmuese e tyre kane ndodhur gjate qeverisjes se Obames. Keto lloj avionesh konsiderohen mjete asgjësimi me kosto mjaft të ulët dhe sipas eksperteve te sigurise, kane qene mjaft efikase si ne Pakistan, ashtu dhe ne Jemen.

Top Channel