SHBA, të shtëna në Denver, 3 të vdekur

07/02/2013 09:00

Tre viktima, mes të cilave dy fëmijë, është bilanci i një breshërie plumbash të verifikuar në një shtëpi në Denver të Kolorados.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës, me orën lokale, dhe viktimat janë një nënë dhe dy djem të saj. Ndërsa një djalë i tretë është shtruar me urgjencë në spital për shkak të plagëve.

Hetuesit deklarojnë se dyshohet që krimi të ketë qenë i tipit “vrasje dhe vetëvrasje”. Shefi i policisë së zonës, Robert White e konsideroi ngjarjen si “një tragjedi të tmerrshme”.

Rreth gjysmë ore larg Denverit, në qytezën e Aurorës, këtë verë u regjistrua masakra në kinema, gjatë transmetimit të filmit të fundit të Batman.

Ngjarja e fundit ndodh në një moment kur në Shtetet e Bashkuara është më i nxehtë se kurrë debati për kontrollin e armëve, pas një seri masakrash të regjistruara vitin e kaluar.

Top Channel