Prokuroria serbe për krimin e organizuar ka kërkuar nga institucionet e sigurisë, që të ofrohen informacione për takimet e zyrtarëve serbë me pjesëtarët e grupeve kriminale.

Kjo kërkesë ka ardhur, pas publikimit të informacioneve se kryeministri serb, Ivica Daçiç, është takuar në vazhdimësi me një prek pjesëtarëve të narko-klanit të Darko Shariç, i cili u bë i njohur për trafikim të disa tonëve drogë.

Nga ana tjetër, qeveria e Serbisë ende rrezikon të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Por, kjo varet nga informacionet e reja për takimet e Daçiç me personin, e njohur më shumë si Misha Babanja, Raoljub Radulloviç.

Pas kësaj, disa takime partiake kanë pasuar dhe ish-presidenti, Boris Tadiç, ka thënë se e ka ditur për këto takime, por nuk është bërë asgjë, pasi siguria nuk i ka takuar partisë së tij.

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Tadiç do të duhej të përgjigjej, se ku është Radulloviç tani, i cili ndodhet në arrati.

Për partinë Progresiste, gjithçka do të shqyrtohet në detaje dhe vendimet do të varen nga informacionet, por Vuçiç, kryetar i kësaj partie, ka theksuar se institucionet duhet të vazhdojnë punën e tyre.

Sipas informacioneve, Radulloviç e quante kryeministrin Daçiç shok dhe ka përmendur dhurata të celularëve “Blackberry”.

Top Channel