Masat e ashpra shtrënguese nuk po ndihmojnë për zgjidhjen e krizës greke, ndërsa “vrima e zezë” në buxhet vazhdon të zgjerohet.

Keshtu raportoi Agjensia Italiane e Lajmeve (ANSA), duke iu referuar shifrave zyrtare të publikuara në janar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat kanë rënë me 7% nga pritshmëria dhe 16% krahasuar me buxhetin e vitit 2012.

Në bazë të këtyre përllogaritjeve, borxhi publik jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur edhe me 305 milionë euro të tjerë.

Financat helene vuajnë rëndë goditjen që ka pësuar fuqia blerëse në vend dhe rënien me 15% të të ardhurave nga tatimi i vlerës së shtuar (TVSH në Shqipëri).

Aktualisht, borxhi i Greqisë është më i larti në Europë, me një vlerë të përafërt prej 500 miliardë eurosh ose sa 190% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas të dhënave zyrtare, viti u fundit në të cilën ekonomia greke ka regjistruar rritje ka qenë ai 2007. Që prej atëherë, ekonomia e fqinjit tonë jugor mbetet në recesion të thellë, me një rënie totale prej 19-20% në pesë vjet.

Top Channel